Trimmer Makita UR2300 – Bedienungsanleitung im pdf-Format kostenlos online lesen. Wir hoffen, dass sie Ihnen helfen wird, alle Fragen zu lösen, die Sie bei der Bedienung Ihrer Geräte haben könnten.
Wenn Sie noch Fragen haben, stellen Sie diese bitte in den Kommentaren im Anschluss an die Anleitung.
Die Anleitung wird geladen bedeutet, dass Sie warten müssen, bis die Datei heruntergeladen ist und Sie sie online lesen können. Einige Anleitungen sind sehr umfangreich, weshalb es von Ihrer Internetgeschwindigkeit abhängt, wie lange es dauert, bis sie angezeigt werden.
139
24.
Përdoreni veglën elektrike, aksesorët dhe
puntot e veglës etj. sipas këtyre udhëzimeve,
duke pasur parasysh kushtet e punës dhe
punën që do të kryhet.
Përdorimi i veglës elektrike
për punë të ndryshme nga ato të synuara mund të
rezultojë në situata të rrezikshme.
Shërbimi
25.
Bëjini shërbim veglës elektrike nga një person
i kualifikuar për riparime, duke përdorur vetëm
pjesë identike zëvendësimi.
Kjo do ta mbajë të
sigurt veglën elektrike.
26.
Ndiqni udhëzimet për lubrifikimin dhe ndërrimin
e aksesorëve.
27.
Mbajeni dorezën të thatë, të pastër dhe të
pandotur me vaj apo yndyrë.
UDHËZIME TË RËNDËSISHME PËR SIGURINË
PARALAJMËRIM! Lexoni të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet e sigurisë.
Moszbatimi i paralajmërimeve
dhe udhëzimeve mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr
dhe/ose lëndim të rëndë.
Ruajini të gjitha paralajmërimet dhe udhëzimet
për të ardhmen.
Përdorimi i synuar
1. Kositësja e barit/prerësi i shkurreve/prerësi me
fije është synuar vetëm për të prerë bar, barëra
të këqija, shkurre dhe gëmushat. Nuk duhet të
përdoret për qëllime të tjera si krasitje apo pastrim
gardhi pasi kjo mund të shkaktojë lëndime.
Udhëzime të përgjithshme
1. Mos lejoni përdorimin e kësaj pajisjeje nga persona
që nuk i njohin këto udhëzime, njerëzit (duke
përfshirë edhe fëmijët) me aftësi jo të plota fizike,
shqisore ose mendore, ose të cilëve u mungon
përvoja dhe njohuria e duhur. Fëmijët duhet të
mbikëqyren për t’u siguruar se nuk luajnë me
pajisjen.
2. Përpara përdorimit të veglës, lexoni këtë manual
përdorimi për t’u njohur me përdorimin e saj.
3. Mos ia huazoni veglën një personi, i cili nuk
ka përvojën ose njohuritë e mjaftueshme për
përdorimin e prerësit të shkurreve dhe prerësit me
fije.
4. Kur ta jepni hua veglën, bashkë me të jepni edhe
manualin e përdorimit.
5. Mbajeni këtë pajisje me kujdes dhe vëmendje
maksimale.
6. Mos e përdorni pajisjen pasi keni konsumuar alkool
ose ilaçe, ose nëse ndiheni i lodhur ose sëmurë.
7. Mos tentoni ta modifikoni këtë vegël.
8. Kujdes nga përdorimi i veglës që përdoret për
prerjen në gjatësinë e duhur të filamentit. Pasi ta
keni zgjatur fijen e re prerëse, gjithmonë kthejeni
pajisjen në pozicionin e duhur të përdorimit përpara
se ta ndizni.
9. Ndiqni rregulloret që sanksionojnë përdorimin e
prerësit të shkurreve dhe prerësit me fije në vendin
tuaj.
Pajisjet për mbrojtjen personale
1. Mbani helmetë sigurie, syze mbrojtëse dhe
doreza mbrojtëse që të mbroheni nga papastërtitë
fluturuese ose objektet që bien.
2. Përdorni mbrojtëse për veshët, si kufje mbrojtëse
për parandalimin e dëmtimit të dëgjimit.
3. Vishni rroba dhe këpucë të përshtatshme për një
përdorim të sigurt, si p.sh. kominoshe pune dhe
këpucë të forta që nuk rrëshqasin. Mos vishni
rroba të lirshme apo bizhuteri. Rrobat e lirshme,
bizhuteritë apo flokët e gjata mund të ngatërrohen
në pjesët e lëvizshme.
4. Vishni doreza mbrojtëse kur prekni tehun prerës.
Tehet prerëse mund t’i dëmtojnë rëndë duart e
pambrojtura.
Siguria në vendin e punës
1. Përdoreni veglën vetëm gjatë ditës dhe në kushte
të mira pamore. Mos e përdorni pajisjen në errësirë
ose kur ka mjegull.
2. Mos e përdorni pajisjen në atmosferë shpërthyese,
siç mund të jetë prania e lëngjeve, gazeve apo
pluhurit të djegshëm. Vegla krijon shkëndija që
mund të ndezin pluhurin ose avujt.
3. Gjatë përdorimit, mos qëndroni në sipërfaqe të
paqëndrueshme, të rrëshqitshme ose në vend të
pjerrët. Gjatë të ftohtit, bëni kujdes nga akulli dhe
dëbora dhe gjithmonë siguroni qëndrim të sigurt.
4. Gjatë përdorimit mbajini të tjerët ose kafshët të
paktën 15 m larg pajisjes. Fikeni veglën nëse
dikush ju afrohet.
5. Përpara përdorimit, kontrolloni vendin e punës
për gurë ose objekte të tjera të forta. Ato mund
të fluturojnë tutje ose të shkaktojnë zmbrapsje
të rrezikshme dhe të rezultojnë në lëndim serioz
personi dhe/ose dëmtim të pronës.
6.
PARALAJMËRIM:
Përdorimi i këtij produkti
mund të krijojë pluhur me përmbajtje kimike që
mund të shkaktojë sëmundje të frymëmarrjes ose
sëmundje të tjera. Shembuj të këtyre kimikateve
mund të jenë përbërës që gjenden në pesticide,
insekticide, fertilizantë dhe herbicide. Rreziku
ndaj këtyre ekspozimeve ndryshon në varësi të
shpeshtësisë së kryerjes së kësaj lloj pune. Për të
reduktuar ekspozimin tuaj ndaj këtyre kimikateve:
punoni në ambiente të ajrosura mirë, dhe përdorni
mjete të aprovuara sigurie, siç mund të jenë maskat
mbrojtëse me filtër të përshtatshëm ndaj grimcave
mikroskopike.
Siguria elektrike
1.
Spina e veglës duhet të përshtatet me prizën.
Mos e modifikoni spinën në asnjë lloj mënyre.
Mos përdorni përshtatës spinash me pajisjet
elektrike të tokëzuara.
Spinat e pamodifikuara
dhe prizat e përshtatshme reduktojnë rrezikun nga
goditja elektrike.
Inhaltsverzeichnis
Haben Sie noch Fragen?Haben Sie Ihre Antwort nicht im Handbuch gefunden oder haben Sie andere Probleme? Stellen Sie Ihre Frage in dem unten stehenden Formular und beschreiben Sie Ihre Situation genau, damit andere Personen und Experten sie beantworten können. Wenn Sie wissen, wie Sie das Problem einer anderen Person lösen können, teilen Sie es ihr bitte mit :)