Samsung Tab Active Pro - Bedienungsanleitung - Seite 6
Tablet Samsung Tab Active Pro – Bedienungsanleitung, kostenlos online im PDF-Format lesen. Wir hoffen, dass dies Ihnen hilft, etwaige Fragen zu klären. Wenn Sie noch Fragen haben, kontaktieren Sie uns bitte über das Kontaktformular.
Shqip
18
Kujdes
Mosrespektimi i lajmërimeve dhe rregullave të sigurisë mund të
shkaktojë lëndime ose dëmtime të pronës
Mos e përdorni pajisjen tuaj pranë pajisjeve të tjera elektronike
• Pjesa më e madhe e pajisjeve elektronike përdorin sinjale në frekuenca radioje. Pajisja juaj mund të
ndërhyjë në funksionimin normal të pajisjeve të tjera elektronike.
• Përdorimi i lidhjes LTE për të dhënat mund të shkaktojë ndërhyrje me pajisje të tjera, si pajisjet
audio dhe telefonat.
Mos e përdorni pajisjen në një spital, ose në aeroplan, ose në pajisje me motor të cilat mund të
interferohen nga frekuencat e radios
• Nëse është e mundur shmangni përdorimin e pajisjes tuaj brenda një rrezeje 15 cm pranë
stimuluesve kardiakë, pasi pajisja mund të ndërhyjë në funksionimin normal të stimuluesit.
• Për të minimizuar mundësinë e interferencës me një peismeikër, përdoreni pajisjen tuaj vetëm në
anën e trupit tuaj që është në të kundërt me peismeikërin.
• Nëse përdorni pajisje mjekësore, kontaktoni me prodhuesin e pajisjes para se të përcaktoni nëse
pajisja do të ndikohet ose jo nga frekuencat e radios të lëshuara nga pajisja.
• Në aeroplan, përdorimi i pajisjeve elektronike mund të interferojë me instrumentet elektronike
të navigimit. Ndiqni rregullat e dhëna nga kompania e fluturimit dhe udhëzimet e personelit
të avionit. Në rastet ku nuk lejohet ta përdorni pajisjen, gjithmonë përdoreni në modalitetin e
fluturimit.
• Pajisjet elektronike në makinën tuaj mund të keqfunksionojnë, për shkak të interferencës radio nga
pajisja juaj. Kontaktoni me prodhuesin për më shumë informacione.
Mos e ekspozoni pajisjen në tymra ose avuj të rëndë
Nëse veproni kështu mund të dëmtoni pjesën e jashtme të pajisjes ose ta bëni që të keqfunksionojë.
Nëse përdorni një aparat dëgjimi, kontaktoni me prodhuesin për informacione rreth
frekuencës të radios
Frekuenca e radios e nxjerrë nga pajisja juaj mund të ndikojë me disa aparate dëgjimi. Para se të
përdorni pajisjen tuaj, kontaktoni me prodhuesin për të përcaktuar nëse aparati juaj i dëgjimit do të
ndikohet nga frekuencat e radios të nxjerra nga pajisja juaj.
„Anleitung wird geladen“ bedeutet, dass Sie warten müssen, bis die Datei vollständig geladen ist und Sie sie online lesen können. Einige Anleitungen sind sehr groß, und die Zeit, bis sie angezeigt wird, hängt von Ihrer Internetgeschwindigkeit ab.