Samsung Tab Active Pro - Bedienungsanleitung - Seite 4
Tablet Samsung Tab Active Pro – Bedienungsanleitung, kostenlos online im PDF-Format lesen. Wir hoffen, dass dies Ihnen hilft, etwaige Fragen zu klären. Wenn Sie noch Fragen haben, kontaktieren Sie uns bitte über das Kontaktformular.
Shqip
16
Mos e përdorni pajisjen jashtë gjatë një stuhie
Nëse veproni kështu mund të shkaktoni goditje elektrike ose që pajisja të keqfunksionojë.
Përdorni bateri, karikues, aksesorë dhe mjete të aprovuara nga prodhuesi
• Përdorimi i baterive ose karikuesve gjenerikë mund të shkurtojë jetën e pajisjes tuaj ose të
shkaktojë që pajisja të mos funksionojë mirë. Ato mund të shkaktojnë gjithashtu zjarr ose të bëjnë
që bateria të pëlcasë.
• Përdorni vetëm bateri, karikues dhe kabllo të aprovuar nga Samsung të bërë posaçërisht për
pajisjen tuaj. Bateritë, karikuesit dhe kabllot e papërshtatshëm mund të shkaktojnë lëndime serioze
ose dëmtime në pajisjen tuaj.
• Samsung nuk mban përgjegjësi për sigurinë e përdoruesit kur ai përdor aksesorë apo pajisje që
nuk janë miratuar nga Samsung.
Mos e mbani pajisjen në xhepat e pasmë apo përreth belit
• Pajisja mund të dëmtohet, të pëlcasë ose të shkaktojë zjarr nëse ushtrohet tepër presion në të.
• Mund të lëndoheni nëse goditeni ose rrëzoheni.
Mos e rrëzoni ose mos i shkaktoni goditje të forta pajisjes
• Kjo mund të dëmtojë pajisjen ose baterinë, të bëjë që pajisja të dëmtohet ose të shkurtojë
jetëgjatësinë e saj.
• Kjo gjithashtu mund të shkaktojë nxehje, djegie, zjarr ose rreziqe të tjera.
Mbajeni dhe vendoseni pajisjen dhe karikuesin me kujdes
• Asnjëherë mos e vendosni baterinë ose pajisjen në një zjarr. Asnjëherë mos e vendosni baterinë
ose pajisjen pranë pajisjeve të nxehtësisë, si në furra mikrovalë, soba ose radiatorë. Pajisja mund
të shpërthejë kur mbinxehet. Ndiqni të gjitha rregullat lokale kur e hidhni baterinë ose pajisjen e
përdorur.
• Asnjëherë mos e shtypni ose shponi pajisjen.
• Shmangni ekspozimin e pajisjes në presion të lartë të jashtëm, e cila mund të çojë në qark të
shkurtër të brendshëm dhe mbinxehje.
Mbrojeni pajisjen, baterinë dhe karikuesin nga dëmtimet
• Mos e ekspozoni pajisjen dhe baterinë në temperatura shumë të ftohta ose shumë të nxehta.
• Temperaturat ekstreme mund të dëmtojnë pajisjen dhe të ulin kapacitetin e karikimit dhe jetën e
pajisjes dhe baterisë.
• Mos lidhni direkt së bashku terminalet pozitive dhe negative të baterisë dhe mos i lejoni të
kontaktojnë me objekte metalike. Kjo mund të bëjë që bateritë të mos funksionojnë mirë.
• Mos e përdorni kabllo që është zhveshur ose është dëmtuar, dhe as mos përdorni karikues ose
bateri që është dëmtuar ose nuk funksionon mirë.
• Mos e ndizni ose përdorni pajisjen kur vendi i baterisë është i ekspozuar.
„Anleitung wird geladen“ bedeutet, dass Sie warten müssen, bis die Datei vollständig geladen ist und Sie sie online lesen können. Einige Anleitungen sind sehr groß, und die Zeit, bis sie angezeigt wird, hängt von Ihrer Internetgeschwindigkeit ab.