Saeco SM6580/10 - Bedienungsanleitung - Seite 64

Saeco SM6580/10

Kaffeemaschine Saeco SM6580/10 – Bedienungsanleitung, kostenlos online im PDF-Format lesen. Wir hoffen, dass dies Ihnen hilft, etwaige Fragen zu klären. Wenn Sie noch Fragen haben, kontaktieren Sie uns bitte über das Kontaktformular.

Seite: / 166
Anleitung wird geladen

385

Shqip

Treguesi i statusit të filtrit "AquaClean"

Kur "AquaClean" është aktiv, statusi i filtrit "AquaClean" është gjithmonë i dukshëm në ekran si përqindje.
-

Nëse statusi i filtrit "AquaClean" është 10% ose më pak, në ekran shfaqet një mesazh për 2 sekonda sa
herë që ndizni makinën. Ky mesazh ju këshillon të blini një filtër të ri.

-

Nëse statusi i filtrit është 0%, makina ju kërkon të ndërroni filtrin "AquaClean" sa herë që ndizni makinën.

Aktivizimi i filtrit të ujit "AquaClean" (5 min.)

Makina nuk e dikton automatikisht që në depozitën e ujit është vendosur një filtër. Prandaj, duhet të

aktivizoni çdo filtër të ri uji "AquaClean" që instaloni në menynë "Clean (Pastro)".

Kur makina nuk e shfaq më mesazhin e aktivizimit të filtrit, mund ta aktivizoni ende një filtër uji
"AquaClean", por fillimisht duhet të pastroni çmërsin nga makina.

Makina duhet të jetë plotësisht pa gëlqere përpara se të nisni ta përdorni filtrin e ujit "AquaClean".

Përpara se të aktivizoni filtrin e ujit "AquaClean", ai duhet të parapërgatitet duke e njomur me ujë, siç
përshkruhet më poshtë. Nëse nuk e bëni këtë, në makinë mund të futet ajër në vend të ujit, çka bën shumë
zhurmë dhe nuk e lejon makinën që të përgatisë kafe.

1

Prekni ikonën "Clean (Pastro)" dhe përdorni shigjetat lart dhe poshtë për të zgjedhur "AquaClean".

2

Prekni ikonën "OK" për ta konfirmuar.

3

Prekni sërish ikonën "OK" kur të shfaqet ekrani i aktivizimit. Ndiqni udhëzimet në ekran.

4

Shkundeni filtrin për rreth 5 sekonda (Fig. 23).

5

Zhyteni filtrin përmbys në një kanë me ujë të ftohtë dhe shkundeni/shtypeni atë (Fig. 24).

6

Futeni filtrin vertikalisht në bashkuesin e filtrit në depozitën e ujit. Shtypeni derisa të arrijë në pikën (Fig.
25) më të ulët të mundshme.

7

Mbushni depozitën me ujë të pastër dhe vendoseni atë sërish në makinë.

8

Vendosni një tas nën grykën.

9

Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për të nisur procesin e aktivizimit.

10

Nga gryka do të dalë ujë i nxehtë për 1 minutë.

11

Filtri tashmë është aktivizuar me sukses.

Ndërrimi i filtrit të ujit "AquaClean" (5 min.)

Filtri nuk do të funksionojë më pasi përmes tij të kenë kaluar 95 litra ujë. Treguesi i statusit të "AquaClean"
bie në 0% për t'ju kujtuar të ndërroni filtrin. Për sa kohë që në ekran shfaqet treguesi i statusit "AquaClean",
mund ta ndërroni filtrin pa qenë nevoja që fillimisht ta pastroni makinën nga çmërsi. Nëse nuk e ndërroni në
kohë filtrin e ujit "AquaClean", treguesi i "AquaClean" fiket pas njëfarë kohe. Në këtë rast keni ende mundësi
ta ndërroni filtrin, por fillimisht duhet të pastroni makinën nga çmërsi.

Kur treguesi i statusit të "AquaClean" bie në 0% ose kur makina ju kujton të ndërroni filtrin "AquaClean":

1

nxirrni filtrin e vjetër të ujit "AquaClean".

2

instaloni një filtër të ri dhe aktivizojeni atë siç përshkruhet në kapitullin "Aktivizimi i filtrit të ujit
"AquaClean" (5 min.)".

Ndërroni filtrin e ujit "AquaClean" të paktën çdo 3 muaj, edhe nëse makina nuk tregon ende se duhet

ndërruar.

„Anleitung wird geladen“ bedeutet, dass Sie warten müssen, bis die Datei vollständig geladen ist und Sie sie online lesen können. Einige Anleitungen sind sehr groß, und die Zeit, bis sie angezeigt wird, hängt von Ihrer Internetgeschwindigkeit ab.

Weitere Modelle Kaffeemaschinen Saeco