Philips Saeco SM8889/00 - Bedienungsanleitung - Seite 71

Philips Saeco SM8889/00

Kaffeemaschine Philips Saeco SM8889/00 – Bedienungsanleitung, kostenlos online im PDF-Format lesen. Wir hoffen, dass dies Ihnen hilft, etwaige Fragen zu klären. Wenn Sie noch Fragen haben, kontaktieren Sie uns bitte über das Kontaktformular.

Seite: / 208
Anleitung wird geladen

448

Shqip

5

Për të ndaluar nxjerrjen e pijes para se makina të ketë përfunduar, shtypni përsëri ikonën "Start/Stop"
(Ndiz/Fik) (vetëm SM8780, SM8782, SM8785) ose shtypni përsëri ikonën "Stop" (Fik) (vetëm SM8885,
SM8889).

Kur zgjidhni funksionin "ExtraShot" (Dozë shtesë), mund të përgatitni vetëm një kafe.

Funksioni "ExtraShot" (Dozë shtesë) nuk është i disponueshëm për të gjitha pijet.

Rregullimi i cilësimeve të makinës

Mund të rregulloni shumicën e cilësimeve të makinës duke trokitur lehtë mbi ikonën "Settings" (Cilësime)
dhe duke ndjekur hapat në ekran.

Për mbështetje në internet (pyetjet më të shpeshta, filma etj.), skanoni kodin QR në kopertinën e kësaj
broshure ose vizitoni faqen

www.saeco.com/care

Caktimi i fortësisë së ujit

Për një performancë optimale dhe për një jetëgjatësi më të madhe të makinës, ju këshillojmë të

rregulloni cilësimin e fortësisë së ujit sipas nivelit të fortësisë së ujit në rajonin tuaj. Kjo gjithashtu
parandalon nevojën për pastrimin e shpeshtë të çmërsit nga makina. Cilësimi i parazgjedhur për fortësinë e
ujit është 4: ujë i fortë.

Përdorni shiritin për testimin e fortësisë së ujit, i cili gjendet në kuti, për të përcaktuar
fortësinë e ujit në rajonin tuaj:

1

Zhytni shiritin e testimit të fortësisë së ujit brenda në ujin e rubinetit ose mbajeni nën ujin e rubinetit për
1 sekondë (Fig. 12).

2

Prisni 1 minutë. Numri i katrorëve në shiritin e testimit që marrin ngjyrë të kuqe tregojnë fortësinë e ujit
(Fig. 13).

Vendosni makinën në fortësinë e duhur të ujit:

1

Prekni ikonën "Settings" (Cilësime) dhe rrëshqisni nga e majta në të djathtë për të zgjedhur "Water
hardness" (Fortësinë e ujit).

2

Zgjidhni nivelin e fortësisë së ujit. Numri katrorëve të kuq të zgjedhur në ekran duhet të jetë i njëjtë me
numrin e katrorëve të kuq në shiritin (Fig. 14) e testimit.

3

Pasi të keni vendosur fortësinë e duhur të ujit, prekni ikonën e konfirmimit për ta konfirmuar.

Rregullimi i cilësimit të bluarjes

Fortësinë e kafesë mund ta ndryshoni nëpërmjet çelësit për cilësimin e bluarjes brenda enës së kokrrave të
kafesë. Sa më i ulët cilësimi i bluarjes, aq më imët bluhen kokrrat e kafesë dhe aq më e fortë bëhet kafeja.
Mund të zgjidhni ndër 12 cilësime të ndryshme të bluarjes.

Makina është konfiguruar që të përftojë shijen më të mirë nga kokrrat e kafesë. Prandaj, ju këshillojmë që të
rregulloni cilësimet e bluarjes pasi të keni përgatitur 100-150 filxhanë (përafërsisht 1 muaj përdorim).

Diferencën mund ta ndjeni plotësisht pasi të keni përgatitur 2 deri në 3 pije.

Për të parandaluar dëmtimin e bluesit, mos e rrotulloni çelësin për cilësimin e bluarjes më shumë se një

dhëmbëzim çdo herë.

1

Prekni ikonën "Beans" (Kokrra kafeje) në menynë kryesore.

2

Prekni "Grinder" (Bluesin).

3

Shikoni videot ilustruese.

„Anleitung wird geladen“ bedeutet, dass Sie warten müssen, bis die Datei vollständig geladen ist und Sie sie online lesen können. Einige Anleitungen sind sehr groß, und die Zeit, bis sie angezeigt wird, hängt von Ihrer Internetgeschwindigkeit ab.

Weitere Modelle Kaffeemaschinen Philips